Sheshi simbol i qytetit të Durrësit, “Iliria”, tashmë shfaqet me një imazh të ri. Nga një hapësirë e madhe, e copëzuar kundrejt nevojës për funksione që kërkohet të ketë një shesh bashkëkohor, projekti i ri i jep atij rolin e një hapësirë, ku zhvillohet jeta publike, duke rivlerësuar identitetin historik përmes një imazhi të ri urban.

 

Sot në mbrëmje, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ishin mes mijëra qytetarëve të Durrësit, për të festuar hapjen e sheshit.   

Rivendosja e një lidhjeje të re me historinë urbane të Durrësit përmes rivitalizimit të trashëgimisë kulturore, rivlerësimi i sheshit nga një sipërfaqe parkimi masiv në një hapësirë të rëndësishme urbane e shndërrojnë këtë shesh në një pol urban.

Element i veçantë estetik është shatërvani dhe monumenti i titulluar “Drita” në qendër të sheshit, vepër e artistit durrsak Ilir Xhixha. Të cilit, Kryeministri Rama i përcolli një falenderim mirënjohjeje të veçantë:

“Unë dua t’ju falenderoj edhe një herë nga zemra, ish studentin tim dhe jam shumë krenar sepse, në qoftë se një profesor apo një mësues nuk e lënë mbrapa studentët, ai nuk është as profesor dhe as mësues. Kështu që jam shumë krenar që Iliri është një nga ata dhe nuk është i vetmi që ma kanë kaluar dhe kanë arritur të kthejnë atë që kanë marrë nga unë, por edhe atë që kanë ushqyer me pasionin e tyre, në një rrugë artistike të vlerësuar në arenën ndërkombëtare, të vlerësuar nga kritika, por sigurisht, edhe të vlerësuar nga koleksionistët. Është fat për Durrësin që në mënyrë vullnetare, se po të ishte puna  për ta paguar, Ilir Xhixha është shumë i shtrenjtë për buxhetin e Vangjush, bëhet pjesë  e koleksionistëve të Ilir Xhixhës, me këtë vepër monumentale për Dritën e  Durrësit. Kështu e ka konceptuar Iliri, si një rreze drite që simbolizon këtë qytet të dritës, të detit dhe të dashurisë.”

Prime Minister office:

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/sheshi-iliria-ne-durres-identitet-historik-me-imazh-te-ri&page=24

SOCIAL MEDIA

Facebook

Google+

CONTATTI

Studio d'Artista: Via Valsesia 21, Novara, Italia

Mail: contact@ilirjanxhixha.com

Cellulare: +393297621502