Kryebashkiaku i Durresit dhe kandidati i ASHE per zgjedhjet e 21 qershorit, Vangjush Dako, është takuar me njerëzit e artit të qytetit të Durrësit.   Gjatë fjalës së tij ai tha se Bashkia ka akorduar çdo vit fonde për artin edhe pse problemet e infrastrukturës së qytetit kanë qenë të shumta.   "Për çdo vit bashkia e Durrësit ka dhënë 15 milion lekë nga buxheti i saj për zhvillimin e aktiviteteve artistike si dhe për vlerësimin e veprave të artistëve në mënyrë individuale", tha ai.   Dako theksoi se rezultat i kësaj pune kanë qenë disa aktivitete që tashmë janë kthyer në traditë në qytetin e Durrësit. Kështu mund të përmendim festivalin ndërkombëtar të filmit, festivalin ndërkombëtar të dance meeting dhe festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës.   Ndërkohë, Galeria e Arteve ka qenë një hapësirë në funksion të artistëve, e cila ka dhënë rezultate të rëndësishme në fushën e artit. Jo më kot arti është përcaktuar si mbiemri i qytetit të Durrësit, ka theksuar kryebashkiaku Dako.   Pjesë e takimit me artistët ka qenë edhe vepra artistike e autorit Ilirjan Xhixha, e cila është vendosur në sheshin e rikonstruktuar të qytetit të Durrësit. Kjo vepër është dhuratë e artistit për qytetin e tij. Xhixha ka deklaruar se “kjo vepër ka qenë një kontribut modest imi për qytetin e Durrësit”.   /Agjensia e Lajmeve Sot News/ - See more at: 

SOCIAL MEDIA

Facebook

Google+

CONTATTI

Studio d'Artista: Via Valsesia 21, Novara, Italia

Mail: contact@ilirjanxhixha.com

Cellulare: +393297621502